LAJMI I FUNDIT:

‘Euro 2020’: Më të mirët dhe më të këqijtë nga Serie A

‘Euro 2020’: Më të mirët dhe më të këqijtë nga Serie A
(Foto: Football Italia)

Paraqitja e futbollistëve të Serie A në Kampionatin Evropian ka qenë mbresëlënëse, mirëpo ka pasur edhe të tillë që kanë dështuar t’i plotësojnë pritshmëritë.

Kampionati italian është përfaqësuar me 71 futbollistë në ‘Euro 2020’, pjesëmarrja e dytë me më së shumti lojtarë. Italia u shpall kampione e Evropës, ndërsa Football Italia ka bërë përzgjedhjen e tre lojtarëve më të mirë, si edhe tre dështimeve nga Serie A që luajtën në Evropian.


Më të mirët

Cristiano Ronaldo (Juventus/Portugali)

Portugali u eliminua në të tetën e finales, mirëpo superylli i Juventusit u shpall golashënuesi më i mirë i turneut duke shënuar pesë gola në fazën e grupeve, si edhe një asistim. Ajo që i bënë më të vlefshëm golat e CR7 është fakti se kundërshtarët që u shënoi ishin Franca, Gjermania dhe Hungaria.

Romelu Lukaku (Inter/Belgjikë)

Sulmuesi belg e fitoi titullin e Serie A me Interin dhe ia doli ta eliminonte Portugalinë në 1/8 e finales në ‘Euro 2020’, megjithëse humbën nga Italia në fazën tjetër. Por, Lukaku ia doli ta forcojë pozitën e tij si një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Mikkel Damsgaard (Sampdoria/Danimarkë)

Arritja e Danimarkës deri në gjysmëfinale ishte një prej momenteve më pozitive të Kampionati Evropian, pas episodit traumatik që përjetuan lojtarët me rastin e sëmundjes së Christian Eriksen në ndeshjen hapëse. Sulmuesi i Sampdorias shpërtheu gjatë turneut duke shënuar dy gola, teksa veçohet gjuajtja e lirë ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

Dështimet

Matthijs de Ligt (Juventus/Holandë)

Qendërmbrojtësi holandez nuk i ka pasur momentet më të mira prej se iu bashkua Juventust në vitin 2019. Në periudha të caktuara, ai ka dështuar të tregojë atë që pritej nga njëri prej talentëve më të mirë në botë. Holanda dukej mirë në fazën grupore duke shënuar tetë gola dhe duke i fituar të tria ndeshjet. Megjithatë, kartoni i kuq që mori De Ligt në të tetën e finales ndaj Republikës Çeke, i kushtoi shumë përfaqësueses së tij. Ky turne dëshmoi se holandezi ka edhe shumë për të mësuar nga veteranët në mbrojtën e Juves, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, të cilët e fituan ‘Euro 2020’.

Hakan Calhanoglu (Inter/Turqi)

Ishte pritur shumë nga mesfushori turk në Evropianin e sivjetmë. Mirëpo, 27-vjeçari nuk ia doli të linte përshtypje, derisa Turqia i humbi të tria ndeshjet grupore. Njëherësh, sezoni i ri në Serie A e pret me një presion të madh, pasi e ka ndërruar klubin rival duke kaluar nga Milani në Inter.

Alvaro Morata (Juventus/Spanjë)

Është zgjedhje e ashpër të thuhet se sulmuesi i Juventusit është ndër dështimet për faktin se shënoi tre gola vendimtarë duke përfshirë edhe golin e barazimit ndaj Italisë në gjysmëfinale që e dërgoi sfidën në penallti. Megjithatë, ai humbi një sërë rastesh përgjatë turneut. La Roja do të ishte në një situatë të ndryshme, po ta kishte një sulmues më efektiv para portës kundërshtare. Po ashtu, Morata e humbi edhe penalltinë vendimtare kundër Azzurrëve duke e lejuar Jorginhon që ta shënonte më pas penalltinë e fitores. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori