LAJMI I FUNDIT:

Etrit Berisha kërkohet nga një klub i madh në Itali

Etrit Berisha kërkohet nga një klub i madh në Itali

Elver Raça, i cili është menaxheri i portierit të kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka thënë se atë po e kërkojnë disa klube në Itali dhe njëri prej tyre është një superklub.

“Sa i përket Berishës, jemi në bisedime me tri skuadra. Duam që gjithçka të mbyllet përpara fillimit të muajit janar, në mënyrë që Etriti ta fillojë punën në ditën e parë të hapjes së transferimeve”.

“Emrat e klubeve? Praktika jonë si menaxherë është që të mos përmendim emra, duke qenë se përmendja e emrave mund të prishë punë”.


“Por.mund të konfirmoj që bëhet fjalë për tri skuadra italiane, njëra prej tyre madje është superklub”, është shprehur Raça për mediat shqiptare. /Telegrafi/