Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi – çka do të duhej të bënit me të
A keni pyetur ndonjëherë përse pothuajse bashkë me çdo ushqim në restorant në pjatë ju sjellin edhe një copë majdanozi?
Pos asaj që shumica e kuzhinierëve majdanozin e përdorin si dekorim, ekziston edhe një arsye shumë e rëndësishme për këtë.
Edhe pse shumica e njerëzve e lënë majdanozin në pjatë, sepse e konsiderojnë ekskluzivisht si dekorim, ide më e mirë do të ishte ta fusni në gojë dhe ngadalë ta përtypni.
Pos që pastron qiellzën e gojës, majdanozi freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat në gojë mbeten pas ushqimit me erëza të forta.
Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit të freskët ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër, transmeton Telegrafi.
Ata pas ushqimit shpesh kanë përtypur majdanoz dhe është e mundshme që ajo është një ndër arsyet përse ka lindur shprehia e vendosjes së një cope të kësaj bime në pjatë në shumë restorante në gjithë botën.
Arsyeja e dytë është dekorimi i ushqimit, mirëpo gjoja kjo ka prejardhje nga mishtoret në kohët e vjetra të cilat rreth mishit të freskët apo të pjekur kanë vënë edhe majdanoz në mënyrë që ushqimi të bëhej më joshës për blerësit.
Më vonë restorantet kanë filluar ta kopjojnë këtë ide, ndërkaq deri në vitin 1915 pothuajse në çdo restorant në pjatë kanë vënë majdanoz. Përse majdanozi është i mirë për aromë të freskët?
Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit, dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq atojanë shkaktari kryesor i erës së keqe.
Majdanozi posaçërisht është mirë të përtypet pasi që të hani ushqime plot me hudhër apo me qepë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City