LAJMI I FUNDIT:

Është paraqitur si i humbur një kërçovar 75 vjeçar

Është paraqitur si i humbur një kërçovar 75 vjeçar

Stacioni policor në Kërçovë njofton se mbrëmë në ora 21.30, personi Т.М.(1991) nga Kërçova, ka paraqitur se më 03.06.2016 në ora 11,00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar gjyshi i saj Z.S. i moshës përafërsisht 75 vjeçare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga policia e Kërçovës thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e personit të paraqitur./Telegrafi/