LAJMI I FUNDIT:

Është në gjendje kome që gjashtë vite, legjenda Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

Është në gjendje kome që gjashtë vite, legjenda Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

Kanë kaluar gjashtë vite kur legjenda e Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident duke skijuar.

Që nga ajo kohë Schumacher ka qëndruar në gjendje kome dhe shumë pak janë dhënë detaje për gjendjen e tij.


Së fundmi është raportuar nga familja që legjenda gjermane do të kryej një tjetër operacion.

Michael Schumacher do të kryejë një operacion të qelizave burimore brenda disa ditësh për të rigjeneruar sistemin e tij nervor gjashtë vite pas goditjes së fuqishme.

Doktori i famshëm Philippe Menasche do të jetë përgjegjës i këtij operacioni të Schumacher.

Sipas Menasche, qëllimi i operacionit është që të rigjenerohet sistemi nervor i Michael.

51-vjeçari ka qenë superior në Formula 1, pasi numëron shtatë tituj të kampionit në këtë garë.

Gjermani ka qenë një adhurues i madh i skijimit dhe pikërisht duke skijuar kishte pësuar aksidentin e rëndë që po e mbanë të shtrirë tani e gjashtë vite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori