LAJMI I FUNDIT:

Është ndërprerë seanca e radhës gjyqësore për rastin e rrahjes së Ledri Vulës (Video)

Është ndërprerë seanca e radhës gjyqësore për rastin e rrahjes së Ledri Vulës (Video)

Në gjykimin, ku Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj akuzohen për sulm ndaj Ledri Vulës, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit nuk u paraqitën në gjykatore.

“Në seancën e sotme të shqyrtimit gjyqësor të pranishëm janë prokurorja e shtetit, Besa Limani – të akuzuarit Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj, si dhe avokatët Asdren Hoxha e Kosovare Kelmendi sipas autorizimit mungojnë – si dhe përfaqësuesi i familjes së dëmtuar, avokati Tomë Gashi”, tha Kalludra.


Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, bëri të ditur se nuk ka prova se të njëjtit kanë pranuar ftesën e rregullt. Në këtë seancë ishte e paraparë të mbahej fjala përfundimtare.

Avokati i Vulës, Tomë Gashi, dorëzoi me shkrim fjalën përfundimtare në rast të mungesës në seancën e radhës. KALLXO.com ka arritur të sigurojë fjalën përfundimtare të avokatit.

Ledri rrëfen në gjykatë për zënkën e para disa vitesh: Motivi i sulmit ishte Dafina (Video)
Lexo po ashtu Ledri rrëfen në gjykatë për zënkën e para disa vitesh: Motivi i sulmit ishte Dafina (Video)

Në të thuhet se nuk është kontestuese se Çoçaj e Mirena janë sulmuesit e klientit të tij dhe sipas avokatit Gashi, i gjithë ky sulmi ndaj Vulës ishte bërë për motive xhelozie.

Më tej, avokati kërkoi që të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe ata të dënohen ‘sipas ligjit’. Për seancën e radhës të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre do të ftohen përmes ftesave të rregullta.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës. /Kallxo.com/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori