LAJMI I FUNDIT:

A është marihuana shkaktare e depresionit tuaj? Verifikoni çfarë thotë shkenca

A është marihuana shkaktare e depresionit tuaj? Verifikoni çfarë thotë shkenca

Përdoruesit e kohëpaskohshëm të marihuanës do të duhej të mendonin edhe një herë para se ta “ndezin”

Trendi i vetëshërimit është tepër i madh që të mundë të injorohet në hulumtimin e lidhshmërisë së nevojës së kanabisit dhe çrregullimit të humorit, paralajmërojnë shkencëtarët e Colorados.

Kanë bërë pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të cilët kanë qenë të moshës 18 deri në 20 vjeç, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe: në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në kundërshtim me pritjet, rezultatet e pjesëmarrësve të cilëve u është diagnostikuar depresioni subklinik, ndërkaq kanë përdorur marihuanën për shërim, kanë treguar që më shumë anojnë drejt depresionit.

“Nëse kanë përdorur kanabis për vetëshërim, nuk ka ndikuar siç kanë menduar që ndikon”, thotë bashkautori i studimit, Jacob Braunwalder.

Pyetësori ka përmbajtur pyetjet për shprehitë e përdoruesit, ndërsa ka hulumtuar edhe a përdorin edhe substanca të forta.

Gjithashtu është treguar që lidhja midis përdorimit të kohëpaskohshëm të kanabisit dhe humorit negativ është e fuqishme.

Në të vërtetë te ata është treguar ndikimi më i madh negativ i marihuanës në humor. Shkencëtarët theksojnë që hulumtimi i tyre nuk dëshiron të thotë që kanabisi i shkakton depresion, ankth si edhe as që ajo i shëron.

Mirëpo, shkencëtarët tregojnë nevojën për më shumë hulumtime të këtij fenomeni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori