Videoklipi më i ri i Rovena Stefës nisi të përfolet në media, akoma pa u publikuar, ndërsa tashmë është lansuar si i plotë.

Këngëtarja nga Shqipëria ka ekspozuar mjaft shumë nga trupi i saj në xhirimet e videos.


Aty nuk mungon shfaqja lakuriqe e Rovenës, e cila vetëm sa i ka mbuluar pjesët modeste të saj.

Kënga titullohet “Vet më the të dua” dhe është një ribërje e këngës së grupit “Rinia”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Tonin.

Max Production ka xhiruar videon e kësaj kënge, të cilën mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/