LAJMI I FUNDIT:

Është humanist i madh, por Rashford fiton nga bizneset e tij më shumë se sa nga futbolli

Është humanist i madh, por Rashford fiton nga bizneset e tij më shumë se sa nga futbolli

Futbollisti i njohur i Manchester United, Marcus Rashford, që në fillimet e tij të karrierës shquhet edhe për punët e tij humanitare, i cili përveç fitimit të parave në fushë, është edhe një mjeshtër i vërtetë për të fituar para jashtë saj.

Marcus Rasford është konsideruar prej kohësh si humanisti më i madh i futbollit të sotëm. Për shkak të kampanjës të tij “Ushqime falas në shkollë”, si dhe fushatave të shumta për të ndihmuar të varfëritë, ku edhe mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Mançesterit.

Kjo i mundëson atij të fitojë shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Paga në Manchester United dihet prej kohësh, ai fiton 230 mijë euro në javë me kontratën e tij me Djajtë e Kuq. Por jashtë fushës ai është më se i suksesshëm.

Mediat angleze publikuan informacione se Rashford fiton rreth 55 mijë euro në ditë nga kompanitë e tij me markën “MUCS”.

Të dhënat në fjalë vijnë nga një agjenci publike e qeverisë britanike e quajtur Companies House, e cila mban regjistrin e kompanive.

Sipas llogarive nga Companies House, bizneset në pronësi të Rashford arritën 20.3 milionë euro në vetëm 12 muajt deri në prill 2022, ndërsa aktiviteti total është 35.6 milionë euro.

Në këtë kompani që ai drejton, brenda saj janë edhe kompania e mbrojtjes së imazhit të Rashfordit “MUCS Enterprises”, e cila ka rritur asetet e saj në 26 milionë euro, biznesi i banesave “MUCS Properties”, kompania investuese “MUCS Investments” dhe më e fundit, kompania e sigurimeve “MUCS Security”.

Kujtojmë se ndër punët më të rëndësishme humanitare të kryera nga Marcus Rashford është ajo kur anglezi mblodhi 20 milionë funte për organizatën Fare Share, gjë që bëri që Qeveria e Britanisë së Madhe të premtonte ndihmë në shumën prej 400 milionë funte për të ndihmuar të pastrehët në Mançester, sidomos gjatë pandemisë.

Rashford vazhdimisht bashkëpunon me organizatën UNICEF, dhe shpesh është më i zhurmshmi në protestat kundër racizmit dhe diskriminimit.

Marcus Rashford, nga yll në lojtar i harruar: Ai duket se nuk ka të ardhme në Manchester United
Lexo po ashtu Marcus Rashford, nga yll në lojtar i harruar: Ai duket se nuk ka të ardhme në Manchester United

Për shkak të punës së tij humanitare, në moshën 23-vjeçare, Rashford u bë fituesi më i ri i një doktorature nderi në historinë e Universitetit të Mançesterit.

Nga legjendat e Man United, Sir Alex Ferguson dhe Sir Bobby Charlton morën të njëjtin çmim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori