A është e këshillueshme të flesh me freskuesen ndezur? Dy arsye që ju bindin
I nxehti i verës është i padurueshëm për të gjithë. Temperaturat e larta janë të vështira për t’u përballuar, por sidomos kur bëhet fjalë për natën, kur vapa bëhet shqetësuese edhe për gjumin
Në ditët e nxehta, edhe netët janë po ashtu të nxehta dhe nuk ka gjë më të bezdisur se sa djersitja. Në këto raste ka vetëm një zgjidhje: të lëmë në punë freskuesen. Shumë shpejt vjen ajër i freskët në fytyrë dhe… ja u zgjidh.
Por duhet kujdes! Përdorimi i freskueses gjatë natës, vërtet mund të të freskojë, por ka një problem edhe me të.
Ka dy aspekte negative të përdorimit të freskueses gjatë natës ndërsa je në gjumë:
Së pari, freskuesja than ajrin. Ok, mund të mendosh se në gjithë këtë nxehtësi, nuk mendon se çfarë ndodh, por pas disa orësh do ta ndiesh tharjen e ajrit. Lagështira është zhdukur kur ka filluar të të thahet goja dhe ndien thatësirë edhe në kraharor.
Është një shqetësim i mjaftueshëm për të pasur një natë të keqe me gjumë jo të qetë. Të mos shtojmë këtu edhe sa herë duhet të zgjohesh gjatë natës për të pirë ujë nga etja dhe pas kësaj, është shumë e thjeshtë të ftohesh, shkruan Class.
Së dyti, freskuesja nuk është përdorur shpesh gjatë ditës dhe kështu ka mbledhur pluhur. Nëse e vë në punë vetëm gjatë natës, ka shumë mundësi që të gjithë pluhurin e mbledhur ta shkarkojë në fytyrë. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e sinuseve, duke çuar më tej në infeksion, në të ftohtë etj.
Kështu, ose pastroje rregullisht para se ta vësh në punë gjatë natës, ose vuaj pasojat! Kur trupi nuk është në gjendjen optimale, sistemi imunitar nuk mund t’i mbajë jashtë bakteret dhe viruset.
Pra, nëse je në një mjedis të ftohtë, sistemi imunitar nuk është i besueshëm për të luftuar kundër baktereve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë