LAJMI I FUNDIT:

A është e gatshme Kosova t’i bashkohet BE-së?

A është e gatshme Kosova t’i bashkohet BE-së?

Driton S. Bejtullahu

Lajmi i fundit për vendimin e Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, tregon se ka progres sa i përket përmbushjes së kritereve nga institucionet vendore. Mbetet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave të vendos për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.


Këto zhvillime nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik shihen si mundësi e rritjes së shkëmbimit tregtar, rritje ekonomike dhe mundësi më të mëdha për bizneset kosovare në plasimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre në vendet e BE-së.

Disa nga kriteret kanë qenë të lidhura me përgatitjen e infrastrukturës ligjore lidhur me standardet e aplikuara në Bashkimin Evropian. BE-ja nga vendet që aspirojnë anëtarësimin në këtë familje, kërkon adaptimin e 80 për qind të Standardeve Evropiane si Standarde Kosovare (KS) në rastin tonë. Ndërsa, kërkesa tjetër është përshtatja e 100 për qindtë e standardeve të harmonizuara si Standarde Kosovare (KS).

Agjencia Kosovare për Standardizim, ashtu si Agjencitë e Standardizimit të vendeve të rajonit dhe të BE-së, ka nevojë për të përmbushur detyrimet e nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat botërore të standardizimit, si: ISO, IEC, CEN, CENELEC, OBT dhe Bashkimi Evropian.

Kompanitë TIK anembanë globit po e transformojnë ekonominë, sektorin privat dhe atë publik. Ky trend i dixhitalizimit i ka dhënë gjithashtu një prioritet të lartë qeverive dhe korporatave gjithashtu. Edhe Qeveria e Kosovës ka njohur rëndësinë strategjike të industrisë së TIK-ut për zhvillimin ekonomik dhe transformimin strukturor drejt një ekonomie të bazuar në dije. Si pasojë, në vitin 2013 Qeveria e Kosovës zyrtarisht e shpalli industrinë e TIK një sektor me prioritet të lartë për ekonominë e saj.

Por, sa është e gatshme industria e TIK të konkurrojë në tregun evropian?

Në sektorin e TIK-ut në Kosovë janë regjistruar më shumë se 220 kompani, ndër të cilat 120 janë konsideruar të jenë aktive sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Përafërsisht 20 për qind e këtyre bizneseve janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në sektorin e BPO (Shërbimet e Proceseve të Biznesit) dhe / ose CSC (Qendrat Mbështetëse). Zhvillimi i TIK konsiderohet revulucion industrial, por gjithashtu mbart shumë rreziqe.

Për të marrë potencialin që ka për inovacionin që nxit rritjen ekonomike dhe sociale, sektori i TIK-ut duhet të menaxhohet mirë. Gjatë një hulumtimi të bërë në fund të vitit 2017, rezultatet tregojnë që më pak se 30 për qind e tyre janë të certifikuar me ndonjë sistem menaxhues në bazë të ISO Standardeve. Një tjetër gjetje nga ky hulumtim është se një numër i konsiderueshëm i tyre nuk i plotësojnë kriteret minimale për t’u certifikuar me njërën nga skemat e ISO Standardeve.

Industria e TIK-ut në Kosovë nuk po i ndjek trendet ndërkombëtare dhe qëndrueshmëria e tyre afatgjate është e rrezikuar. Proceset e tyre të brendshme nuk menaxhohen mirë në bazë të praktikave më të mira ose ndonjë rekomandimi të ISO standardeve dhe kjo është një nga arsyet që mund të parandalojë rritjen e tyre. Siguria e informacionit është bërë çështje shumë e ndjeshme, dhe tani organizatat vendore dhe ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje të theksuar kësaj çështje për shkak të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Mbi një milion certifikata janë lëshuar gjatë vitit 2016 në 187 vende të botës nga Organizata Internacionale për Standardizim (ISO) dhe një numër i madh i tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Ky trend do të duhej të ndiqej edhe nga kompanitë e TIK në Kosovës nëse dëshirojnë të eksportojnë produktet ose shërbimet e tyre jashtë vendit. Si shembull, një studim i kohëve të fundit i ndërmarrë nga Shoqëria Amerikane për Cilësi (ASQ) tregoi se për çdo 1$ të shpenzuar në QMS, mund të prisni të shihni një rritje prej gjashtë dollarë në të ardhura, një reduktim prej 16 dollarë në kosto dhe një rritje prej tre dollarë në fitime . Mesatarisht, hulumtimi rezultoi që menaxhimi i cilësisë ul kostot me 4.8%. Për biznesin, ISO Standardet janë mjete strategjike që ulin kostot duke minimizuar humbjet dhe gabimet dhe rrisin produktivitetin.

(Autori është CEO i kompanisë “Be Consulted”)

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori