LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që sfidon moshën: Është 63 vjeçe, shumë e bukur dhe merret me modelim (Foto)

Gruaja që sfidon moshën: Është 63 vjeçe, shumë e bukur dhe merret me modelim (Foto)

Francezja Yazemeenah Rossi ka 63 vjeç dhe është njëra ndër manekinet e rralla të cilën në këtë moshë e angazhojnë shtëpitë e modës për prezantimin e gardërobës së tyre, posaçërisht të rrobave të banjës.

Yazemeenah, e cila është rritur në ishullin e Korsikës, ka arritur që gjatë moshës të mbajë dukjen rinore dhe trup me linja të mira dhe me muskuj të definuar me përsosmëri, ndërsa në fyt i vërehet ndonjë rrudhë diskrete, transmeton Telegrafi.


Bukuria e saj është natyrale, prandaj kjo damë është ithtare e mënyrës së shëndetshme të jetës e cila përfshin ushqimin organik, aktivitetin fizik, por edhe përdorimin e vajrave natyrale.

Ajo kohë më parë në një intervistë ka zbuluar disa nga sekretet e bukurisë dhe të dukjes rinore të saj.

Manekinia e bukur është rritur në ishullin e Korsikës dhe thekson që gjithmonë ka ngrënë ushqim organik, shumë më parë se sa ajo është bërë trend botëror.

Ajo propagandon jetën në simbiozë me trupin dhe natyrën dhe thekson që është me rëndësi të përqafosh mënyrën e shëndetshme të jetës.

Siç ka treguar ajo, kurrë nuk ka marrë kurrfarë ilaçesh, ndërkaq ushqimi i saj përbëhet nga produktet organike të freskëta (perime, pemë, drithëra, vezë dhe peshk).

Yazemeenah nuk i përmbahet kurrfarë diete strikte, mirëpo nuk ha ushqim të përpunuar, derisa pema e saj e preferuar është avokadoja, të cilën e konsumon çdo ditë, sepse është e pasur me fibra, bakër, thartirë folike, vitaminat E, C, B5 dhe B6.

Supermodelja nuk pi pije të gazuara as lëngje industriale dhe ka pushuar të konsumojë alkool nga periudha kur ka hyrë në menopauzë.

Kur është fjala për kafenë, ajo e pasuron me vaj kokosi.

“Përdor vajra të ndryshme në ushqim, por i përdor edhe në lëkurë. Piling bëj një herë në javë duke përdorur vaj ulliri virgjin dhe sheqer, ndërkaq ha avokado dhe mish organik çdo ditë”, ka zbuluar francezja.

Kur është fjala për stërvitjet, Rossi i stërvit çdo ditë, i preferon jogën dhe shëtitjen pranë detit.

Për formësim të trupit bën ushtrime galiç dhe ushtrime të muskujve të barkut, me të cilat arrin dukje atleteje.

A post shared by Yazemeenah Rossi (@yazemeenah) on Aug 19, 2018 at 3:05pm PDT

Kjo damë, e cila është inspirim i shumë femrave, këshillon të gjithë që të pranojnë trupin e vet dhe të gjitha karakteristikat natyrale, në vend që t’i fshehin.

Yazemeenah thotë që sot ndihet më e lumtur dhe më mirë në lëkurën e vet, se sa kur ka qenë 20 vjeç. /Telegrafi.

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale

Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori