Pa u dalë mirë gjumi, në shtëpinë e beqarëve në Big Brother ka nisur komunikimi me letra, ku më aktive duken vajzat e reja.

Dona dhe Ervini janë duke i përçuar njëri-tjetrit mesazhe me letra.


Banorja më e re e shtëpisë ka një vërejtje për të tjerët në lidhje me atmosferën brenda në shtëpi.

“Shumë e ftohtë shtëpia e Big Brother, vetëm gjumë kemi fjetur”, i shkruan ajo Ervinit.

Ky i fundit, pasi e përshëndet u drejtohet djemve të tjerë.

“Më duket se kjo shkodrania po më pëlqen. Këto nga Shkodra kanë sens humori”, u thotë ai Benardit, Liridonit dhe dy djemve të rinj që hynë në shtëpi një natë më parë, duke mos e ditur që Dona ëshë nga Mirdita. /TCH/