LAJMI I FUNDIT:

Eroll Salihu sqarohet për deklaratën në lidhje me biletat VIP: Nuk ishte fjala për krerët e shtetit, pasi ndjehemi krenar që ata vijnë në ndeshjet tona

Eroll Salihu sqarohet për deklaratën në lidhje me biletat VIP: Nuk ishte fjala për krerët e shtetit, pasi ndjehemi krenar që ata vijnë në ndeshjet tona

Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore për në Euro 2020 kundër Bullgarisë ku ka barazuar 1-1.

Në këtë ndeshje, por edhe në të shkuarat, vazhdon që sektori VIP të jetë i mbipopulluar me njerëz të institucioneve.


Gjatë ditë gazeta ishte publikuar një lajm ku thuhej se Eroll Salihu kishte thënë për ‘Zëri’ se “jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të gjitha biletat të dalin në shitje, edhe ato VIP”.

Sekretari ka reaguar ndaj këtij shkrimi duke thënë se deklarata e tij është shtrembëruar.

Eroll Salihu kundër VIP-ave që marrin bileta falas: Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të gjitha biletat të dalin në shitje
Lexo po ashtu Eroll Salihu kundër VIP-ave që marrin bileta falas: Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të gjitha biletat të dalin në shitje

“Me këtë rast dua ta sqaroj opinionin se deklarata ime lidhur me biletat nuk ka të bëjë fare me sektorin “Very VIP”, i cili është i rezervuar pikërisht për krerët e institucioneve dhe menaxhohet nga Kryeministria. Madje, unë si sekretar i përgjithshëm dhe FFK-ja si institucion jemi gjithmonë të nderuar kur në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës janë të pranishëm krerët e shtetit dhe që përherë janë në mbështetje të djelmoshave tanë”.

“Personalisht e falënderoj presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që pikërisht sot ne e kemi mundësinë që spektaklin që e ofrojnë futbollistët tanë në fushë dhe Dardanët në tribuna ta shijojmë në stadiumin tashmë mitik ‘Fadil Vokrri’”.

“Prandaj, deklarata ime nuk ka të bëjë fare me krerët e shtetit dhe politikanët e vendit, por thjesht kjo si duket është bërë me qëllim nga gazetari i mediumit të sipërpërmendur, që të hapen tema në këtë kohë kur imazhi i futbollit të Kosovës është në nivelin më të lartë të mundshëm”, thuhet në reagimin e Salihut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori