LAJMI I FUNDIT:

“Ermonela Jaho, një engjëll i zjarrtë”

“Ermonela Jaho, një engjëll i zjarrtë”

Sopranoja Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit, “Ana Bolena”, në premierën që hapi siparin e Opera Australia më 2 korrik. “The Economist” dhe “Financial Times”, kanë shprehur vlerësime për sopranon shqiptare.

“Një engjëll i zjarrtë”, kështu e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës. Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar: “E njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”. Ndërsa, “Financial Times” shkruan: “Mos u përpiqni as të rezistoni për performancën e saj”.


Nga viti 2009, Jaho është kthyer në një ikonë të operës botërore.