LAJMI I FUNDIT:

Erjona Sulejmani: Futbollistët nuk dinë të flasin, nuk ia vlen të martohesh me një të tillë

Erjona Sulejmani: Futbollistët nuk dinë të flasin, nuk ia vlen të martohesh me një të tillë
Erjona Sulejmani (Foto: Getty Images)

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur Blerim Xhemaili ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”.

Ajo ka folur shumëçka rreth jetës së saj, ndërsa ka thënë se “absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist”.

Erjona Sulejmani, e ftuar në “Top Show Magazine”

“U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”, ka thënë ndër të tjerash Sulejmani.

“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, ka vazhduar më tej ajo.

Ndërkohë, Erjona ka pasuar edhe me kritika ndaj futbollistëve, duke thënë se ata nuk dinë të shprehen mire.

“Nuk dinë të bëjnë asnjë bisedë. Unë nuk dua më futbollist! Futbollin e përjashtoj për momentin. Gratë që ndahen nga futbollistët, po shpëtojnë. Ata dinë vetëm të rrinë në Instagram e të kërkojnë gra”, ka thënë tutje ajo.

Ndryshe, ajo i dha fund martesës së saj me Blerimin në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori