LAJMI I FUNDIT:

Erjon Kastrati: Do të japim maksimumin për Kosovën

Erjon Kastrati: Do të japim maksimumin për Kosovën

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje sipas planit për të qenë të gatshëm para ndeshjeve me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Stërvitjet po vazhdojnë dy herë në ditë sipas planit, derisa gjatë kësaj fundjave do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë.

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, ka folur për përgatitjet e deritanishme. “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë deri më tani. Ne po japim maksimumin në stërvitje dhe do të japim maksimumin edhe në ndeshje. Besoj që para ndeshjeve të muajit gusht, do të përgatitemi 100 % dhe do të jemi të gatshëm për takimet ndaj Luksemburgut dhe Britaninë e Madhe. Do të kemi edhe dy ndeshje miqësore që do të na ndihmojnë shumë”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për përballjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe. “Ne jemi duke u stërvitur maksimalisht që të jemi të gatshëm për këto ndeshje. Kam stërvitur gjatë gjithë verës dhe besoj se do të jem i gatshëm. Do të fillojmë të analizojmë kundërshtarët me video për të parë fuqinë e tyre. Gjithsesi, ne do të japim më të mirën tonë. Shpresoj se do të kemi ndihmën e publikut, ashtu siç e kemi pasur deri më tani. Tifozët në Mitrovicë janë të njohur për atmosferën e jashtëzakonshme që e krijojnë dhe shpresoj se do të na përkrahin maksimalisht”, përfundoi Kastrati.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori