LAJMI I FUNDIT:

Erion Veliaj shpall fitoren e PS-së në njësinë 10 të Tiranës

Erion Veliaj shpall fitoren e PS-së në njësinë 10 të Tiranës

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në njësinë 10 të Tiranës.

Veliaj ka thënë se dje ishte një proces i shkëlqyer zgjedhor.


“Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan shumë fort në këtë që është sot rezultati i parë zyrtar, fitorja jonë në njësinë 10 në zemër të Tiranës. Një falënderim i veçantë Fatmir Xhafës dhe gjithë frymëzimit që ai dha”, tha Veliaj.

Ai shtoi se po përgatiten për fitore edhe në 44 njësi të Tiranës.

“Po përgatitet për fitore në 44 njësitë e Tiranës. Ne kishim zgjedhje të shkëlqyera dhe të gjithë ne duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Veliaj. /Telegrafi/