LAJMI I FUNDIT:

Eriksen: Jam i gatshëm për një sfidë të re, Reali duhet ta kontaktojë Tottenhamin

Eriksen: Jam i gatshëm për një sfidë të re, Reali duhet ta kontaktojë Tottenhamin

Christian Eriksen ka konfirmuar se ai dëshiron të largohet ngas Tottenham Hotspuri qysh në këtë afat kalimtar veror, ndërsa është duke u kërkuar nga Real Madridi.

27-vjeçari është pjesë e Spurs që nga viti 2013, ndërsa ka edhe një vit kontratë, ka bërë të ditur se dëshiron ta provojë një sfidë të re, pas zhgënjimit nga Liga e Kampionëve.


“E kam një ndjenjë se jam në ato nivele të karrierës time ku duhet të provojë një sfidë të re”, ka thënë Eriksen për gazetën daneze, Ekstra Bladet.

Christian Eriksen i dëshpëruar nga humbja e finales së Ligës së Kampionëve (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Kam një respekt shumë të thellë për atë çfarë ka ndodhur këtu te Tottenhami dhe nuk kam asgjë të keqe këtu. Por, unë kam bërë me dije se dëshiroj një aventurë të re”.

“Shpresoj që diçka të ndodhë në verë. Ky është plani. Në futboll asnjëherë nuk dihet se kur mund të merret një vendim si ky. Mund të jetë në çdo pikë”.

Realit i bëhet e qartë se Eriksen nuk është në shitje
Lexo po ashtu Realit i bëhet e qartë se Eriksen nuk është në shitje

Eriksen poashtu ka folur edhe për një kalim të mundshëm te Real Madridi, duke konfirmuar dëshirën e tij që të transferohet në Santiago Bernabeu.

“Real Madridi ka shfaqur interesim, por Real Madridit i duhet të marr telefonin dhe të flas me Tottenhamin dhe t’i thonë se janë të interesuar për Christianin”, ka thënë Eriksen. “Deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur”., ka shtuar më tej danezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori