LAJMI I FUNDIT:

Erik ten Hag i jep Man Utd qëndrimin e tij për të ardhmen e Mason Greenwood

Erik ten Hag i jep Man Utd qëndrimin e tij për të ardhmen e Mason Greenwood

Erik ten Hag ka zbuluar se ai ka ‘ndarë mendimin e tij’ me hierarkinë e Manchester United mbi të ardhmen e Mason Greenwood në klub.

Greenwood është suspenduar nga Man United pasi u akuzua për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese ndaj partneres dhe sulm që shkaktoi lëndime trupore në tetor të vitit të kaluar.


Këto akuza u tërhoqën në shkurt, por ai është ende i pezulluar ndërsa klubi po kryen hetimet e tyre nëse 21-vjeçari e zbehu reputacionin e klubit dhe për këtë arsye shkeli kontratën e tij.

Greenwood u emërua në listën e Man United  muajin e kaluar pasi ai është ende nën kontratë, megjithëse klubi deklaron se hetimi nuk ndikohet nga kjo.

Ai nuk ka luajtur për Manchester United që nga 22 janari 2022 kur filloi në një fitore 1-0 ndaj West Ham në Ligën Premier.

Greenwood mund të huazohet për sezonin 2023/24 pasi besohet se Ten Hag nuk dëshiron të largojë sulmuesin përgjithmonë.

Greenwood jep sinjale se po largohet nga Man United
Lexo po ashtu Greenwood jep sinjale se po largohet nga Man United

Ten Hag tani ka folur hapur për lojtarin përpara miqësores parasezonale të së shtunës me Arsenalin: “Është një vendim i klubit dhe sigurisht, unë ndava mendimet e mia, por është një vendim klubi dhe ne të gjithë duhet ta pranojmë këtë”.

I shtyrë të përgjigjet nëse donte që Greenwood të kthehej në skuadrën e Man United, Ten Hag shtoi: “Nuk mund të them aq shumë për këtë, por ndava mendimin tim për situatën, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Sipas raportimeve, Greenwood mund të dërgohet në huazim te skuadra e Serie A, Atalanta, si pjesë e një marrëveshjeje për të sjellë Rasmus Hojlund në Manchester United.

Mourinho e ka telefonuar yllin e Man United për t'iu bashkuar te Roma
Lexo po ashtu Mourinho e ka telefonuar yllin e Man United për t'iu bashkuar te Roma

Ndërkohë, Jose Mourinho thuhet se ka kontaktuar me Greenwood për t’i ofruar atij një vend te Roma sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori