LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta dhe shirat e dendur godasin Antalinë e Turqisë – pamje që tregojnë situatën e rëndë të krijuar atje

Erërat e forta dhe shirat e dendur godasin Antalinë e Turqisë – pamje që tregojnë situatën e rëndë të krijuar atje

Erërat deri në 170 km/h dhe reshje të dendura shiu goditën të enjten provincën jugore turke të Antalias, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe duke ndërprerë trafikun.

Pas një alarmi nga Shërbimi Meteorologjik Shtetëror Turk (TSMS) për një stuhi që po afrohej nga jugperëndimi, Guvernatori i Antalias njoftoi një mbyllje njëditore të institucioneve arsimore në rrethet Kemer, Kumluca dhe Finike, ndërsa ekipet e bashkisë lokale morën masa paraprake, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.


Por, pavarësisht përpjekjeve, disa rrugë, shtëpi dhe biznese u përmbytën në qendër të Antalisë dhe qytete të tjera përreth, me ndërprerjet e energjisë elektrike që prekën disa lagje.

Objektet që binin nga çatitë dëmtuan katër makina në lagjen Kepez.

Nivelet e larta të ujit në përrenjtë Çandır dhe Boga që derdhen në Gjirin e Antalias në plazhin e famshëm Konyaaltı të qytetit përmbytën urat, duke bllokuar rrugët që të çojnë në lagjet Hurma dhe Çakırlar.

Deti në plazhin Konyaaltı u bë me baltë për shkak të stuhisë, ndërsa valët që përplaseshin në shkëmbinjtë e famshëm të Antalias ishin deri në 30 metra të larta.

Rruga që lidh qytetin antik të Olympos (Çıralı) me autostradën Antalia-Kumuca ishte gjithashtu e mbyllur për qarkullimin për shkak të përmbytjeve.

Erërat që frynë nga juglindja u matën me 173 km/orë në brigjet e qytetit turistik të Kemerit, 115 km/orë në qendër të Antalisë dhe 107 km/orë në zonën e Konyaaltı. Disa anije peshkimi u përmbysën gjithashtu.

Siç bëhet e ditur më tej, kushtet e pafavorshme atmosferike pritet të ndikojnë në rajon deri në mesditën e së premtes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori