LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

“Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë,” tha Erdogan.


Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, të cilin Turqia e dënoi me forcë.

Është miratuar gjithashtu një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët, turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë. /kp/Telegrafi/