LAJMI I FUNDIT:

Erdogan tregon se çfarë lloj dokumentesh dërgoi në Hagë për dënimin e Izraelit

Erdogan tregon se çfarë lloj dokumentesh dërgoi në Hagë për dënimin e Izraelit

Turqia po dorëzon dokumentet për padinë që Republika e Afrikës së Jugut (JAR) nisi kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës për gjenocidin ndaj civilëve palestinezë, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur me gazetarët në Stamboll, ai tha se Turqia do të vazhdojë të dërgojë dokumentacion, kryesisht vizual, në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.


“Unë besoj se Izraeli do të dënohet. Ne besojmë në drejtësinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha udhëheqësi turk, raporton reuters.

Pas arrestimit të disa personave që dyshohet se spiunuan për Izraelin, reagon Erdogan
Lexo po ashtu Pas arrestimit të disa personave që dyshohet se spiunuan për Izraelin, reagon Erdogan

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz e përshkroi Erdoganin si presidentin e “një vendi përgjegjës në të kaluarën për gjenocidin e armenëve”, duke shtuar se ai po sulmon Izraelin me “pretendime të pabaza”.

Republika e Afrikës së Jugut, e cila paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në dhjetor, u kërkoi dje gjyqtarëve që të urdhërojnë Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën ajrore dhe tokësore kundër enklavës palestineze.

Izraeli sot i hodhi poshtë akuzat si të pabaza dhe tha se shteti afrikan po luan “avokatin e djallit” për Hamasin, grupi militant islamik palestinez kundër të cilit Izraeli po bën luftë në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori