LAJMI I FUNDIT:

Erdogan refuzoi “ofertën prej 1 miliard euro” nga BE-ja për refugjatët

Erdogan refuzoi “ofertën prej 1 miliard euro” nga BE-ja për refugjatët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai kishte refuzuar një ofertë të BE-së për një miliard euro shtesë për të ndihmuar në trajtimin e afërsisht katër milionë refugjatëve që strehon.

“Ata na thonë, ‘ne do t’ju dërgojmë një miliard euro’. Kë po përpiqeni të mashtroni?… Ne nuk i duam këto para”, citohet të ketë thënë Erodgan, përcjell Telegrafi.

Erdogan tha se Turqia refuzoi ofertën e Evropës prej 1 miliard euro ndihmë për refugjatët sepse Ankaraja kishte shpenzuar tashmë 40 miliardë dollarë dhe do të gjente një mënyrë për të fituar ato para.

Kriza e refugjatëve në Evropë – pse Turqia hapi dyert për migrantët dhe pse pikërisht tani?
Lexo po ashtu Kriza e refugjatëve në Evropë – pse Turqia hapi dyert për migrantët dhe pse pikërisht tani?

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të hënën për situatën në kufi me Greqinë pak ditë pasi Turqia tha se u kishte “hapur dyert” refugjatëve dhe migrantëve për t’u larguar për në Bashkimin Evropian.

Turqia provokoi krizë të freskët migrantësh pasi tha se nuk do t’i ndalonte katër milionë refugjatët të shkonin drejt Evropës.

Ankaraja hapi dyert për migrantët javën e kaluar pasi 33 ushtarë të saj u vranë në një sulm ajror nga qeveria siriane në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori