LAJMI I FUNDIT:

Erdogan ofron të ndërmjetësojë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, por refuzohet nga Zelensky

Erdogan ofron të ndërmjetësojë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, por refuzohet nga Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbetet i vendosur që të mos angazhohet drejtpërdrejt në bisedimet e paqes me Rusinë, pavarësisht ofertës së presidentit turk për të organizuar një samit paqeje mdisi dy vendeve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka ofruar organizimin e një samiti paqeje midis dy vendeve gjatë vizitës së Zelenskyt në Turqi.


“Që nga fillimi, ne kemi kontribuar aq sa mundëm në përfundimin e luftës përmes negociatave. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të presim një samit paqeje në të cilin do të përfshihet edhe Rusia”, tha Erdogan.

Por, Ukraina mbetet e vendosur të mos angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë në bisedimet e paqes, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Zelensky tha se çdo negociatë paqeje duhet të jetë në përputhje me planin 10 pikësh që ai e ka sugjeruar më parë, ku përfshihet siguria ushqimore, rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqja e trupave ruse, lirimi i të gjithë të burgosurve, formimi i gjykatës për ata që janë përgjegjës për agresionin, dhe garancia e sigurisë për Ukrainën.

Presidenti ukrainas ka vizituar edhe kantieret detare ku po ndërtohen anijet për marinën ukrainase.

Në një postim në X, ai tha se ka arritur marrëveshje për projekte të përbashkëta të mbrojtjes me qeverinë turke e cila është shprehur në mbështetje të “integritetit territorial, sovranitetit, dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Vizita e Zelenskyt në Turqi vjen pasi ai dhe zyrtarë tjerë ukrainas po u bëjnë presion kombeve për t’i furnizuar me armatim.

Kjo pasi sipas Ukrainës, ndihma “pikë pas pike” nuk funksionon më.

Ndryshe, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Turqia organizoi një takim midis ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas.

Më vonë, shteti turk ndërmjetësoi një marrëveshje që lejonte dërgimin e drithërave në Ukrainë përmes Detit të Zi. Megjithatë, Rusia u tërhoq nga marrëveshja vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori