LAJMI I FUNDIT:

Erdogan Celina: Nuk është e lehtë për Lirinë të bjerë nga Superliga, do të largohen lojtarët e huaj

Erdogan Celina: Nuk është e lehtë për Lirinë të bjerë nga Superliga, do të largohen lojtarët e huaj

Liria e Prizrenit po kalon në një situatë të vështirë. Ndonëse në fillim të kampionatit ishte përforcuar me futbollistë vendorë e të huaj, si dhe me trajner nga Italia si Vincenzo Anesse, skuadra me traditë nga Prizreni nuk arriti suksese.

Liria javë më parë ka bërë ndryshime në shtabin teknik, duke e angazhuar trajnerin me shumë përvojë Erdogan Celinën.


Liria tashmë renditet në vendin e 11-të me 24 pikë të grumbulluara, pas 26 javësh në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan sot gazeta “Zëri”.

I vetëdijshëm me situatën e vështirë në të cilën po qëndron Liria është edhe vetë Erdogan Celina.

Erdogan Celina (Foto: Liria FC – Facebook )

Në një prononcim për gazetën “Zëri” Celina thotë se Kryesia e klubit dhe ai po punojnë që ta rikthejnë skuadrën në “binarë”.

“Jemi duke punuar me Kryesinë që të dalim nga kjo situatë, edhe pse pak ka mbetur deri në fund të kampionatit. Çdo humbje po na vështirëson situatën, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh fillimisht Erdogan Celina.

“Nuk është e lehtë për Lirinë të bjerë nga Superliga”

Sa i përket situatës në tabelë, Celina sheh “dritë në fund” të tunelit dhe thotë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet deri në fund.

“Objektiv e kemi barazhin ashtu si edhe Ferizaj. Nuk është e lehtë për një klub si Liria që të bjerë nga Superliga, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, vlerësoi Erdogan Celina.

Më tutje Celina nuk la pa përmendur edhe gabimet e mëdha që janë bërë në klubin prizrenas gjatë viteve të fundit.

“Shumë gabime janë bërë. Tani nuk kemi shumë kohë, porse nuk kemi çfarë të bëjmë. E kemi pasur një orar të ngjeshur, me gjashtë lojë si mysafirë, si dhe katër ndeshje si vendas me skuadrat më të forta të Superligës. Tani na presin ndeshje me skuadrat që janë në një situatë sikur ne. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, vazhdoi Celina.

Erdogan Celina (Foto: Liria FC – Facebook )

Gjatë afatit kalimtar dimëror Liria ishte përforcuar me futbollistët nga Amerika Latine, si Robby Norales, Armando Vargas, Aristegui Maickol Pio, Riascos Jhonny, Ramirez Valdivia Guillermo Abel, si dhe Jimenez Vivas Luis Manuel, të cilët dështuan ta tregojnë veten në Kosovë.

Të gjitha këto transferime i miratoi trajneri paraprak i Lirisë, italiani Vincenzo Anesse.

Celina u ndal për t’i komentuar edhe transferimet ndërkombëtare, duke konfirmuar se ata do të kthehen në vendlindje.

“Kanë transferuar njerëz siç kanë mundur. Ka qenë edhe trajneri italian i cili ka sjellë me vete edhe lojtarë latino-amerikanë dhe tash katër prej tyre i kanë biletat që të kthehen në vendlindje. Ata nuk kanë arritur ta gjejnë veten dhe ta ndihmojnë klubin”, pohoi trajneri i mirënjohur kosovar.
Për fund Erdogan Celina thotë se do të donte të mbetej te Liria, porse fillimisht duhen ndryshuar disa gjëra.

“Ta them të drejtën, kjo çështje nuk varet vetëm prej meje. Nuk do të qëndroj nëse nuk ndryshohen disa gjëra. Te Liria janë trashëguar shumë probleme ndër vite. Kryesia e tashme po mundohet në krye me kryetarin që të dalin nga kjo situatë”, përfundoi Erdogan Celina./Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori