LAJMI I FUNDIT:

“Më erdhën te pragu i derës”, kërcënohen me vdekje gazetarët në Serbi

“Më erdhën te pragu i derës”, kërcënohen me vdekje gazetarët në Serbi

Gazetarët në veri të Serbisë po përballen me “nivele të paprecedente” të kanosjes, përfshirë kërcënime me dhunë fizike. Dinko Gruhonjiq ka gjetur kërcënime me vdekje të shkruara para shtëpisë së tij. Ai është një ndër shtatë gazetarë në Serbi që janë kërcënuar gjatë marsit.

Gazetarët në Serbi luftojnë kundër valës së kërcënimeve me vdekje. Ata kanë fshirë një mbishkrim kërcënues para shtëpisë së një gazetari.


Gazetari Vladimir Jeshiq, i cili mori pjesë në fshirjen e këtij mbishkrimi kërcënues tha se me këtë po e mbrojnë një person, i cili po kryen vetëm punën e tij profesionale.

Kërcënimi shënjestroi gazetarin Dinko Gruhonjiq, pasi aty shkruhej “Bëhu gati për amshim”. Vetë gazetari foli për mesazhin e qartë kërcënues me vdekje.

“Sikurse herën e kaluar, këtë e ka pa edhe vajza jonë e vogël. Unë e përjetova mesazhin si kërcënim të qartë me vdekje. Kjo është hera e dytë që ata praktikisht më erdhën te pragu i derës. Mesazhi është shumë i qartë. E dimë se ku jeton. Dhe, hapi i radhës për ta është ta kalojnë pragun e derës sime,” tha ai.

Mbishkrimi ishte i nënshkruar nga grupi djathtist “Srpska Vojvodina”. Gruhonjiq është në mesin e shtatë gazetarëve serbë që janë kërcënuar gjatë marsit. Ai ka qenë në shënjestër të një fushate publike njollosjeje dhe të videoje të manipuluar. Ajo sugjeronte se Gruhonjiq ishte krenar të ishte emnak i një krimineli të Luftës së Dytë Botërore.

“Ajo që e ata e nxorën (jashtë kontekstit) ishte një koment i vjetër sarkastik apo ironi imja me veten. Unë quhem Dinko, ndërsa komandanti i kampit (të përqendrimit) të Jasenovcit quhej Dinko Shakiq. Prandaj, ishte vetëm një sugjerim sarkastik ( i atyre që përpiqen të më njollosin)”, thotë Gruhonjiq.

Politikanë nga partia në pushtet i bënë jehonë sulmit kundër gazetarit. Shoqatat e gazetarëve thonë se këto komente “rrisin urrejtjen dhe rrezikojnë jetë”.

Edhe studentë që e kanë mbështetur Gruhonjiqin janë përballur me kërcënime.

Studentja Jovana Milleshev ka thënë se qëkur e kanë publikuar një letër mbështetjeje kanë marrë kërcënime “se ata tani më në fund kanë një listë (me emrat tonë), se ata e dinë nga t’ia nisin.”

“Nuk është aspak e këndshme. Ne ende nuk mund të themi se nuk e kthejmë kokën prapa kur shkojmë diku.”

Kërcënimet janë në nivele të paprecedente në Serbinë Veriore, thotë Federata Evropiane e Gazetarëve. Edhe Ana Laliq Hegedish nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës thotë se është përballur me kërcënime.

“Ne nuk kemi mjete për t’i luftuar ata. Një gjë tjetër, ne s’mund t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë: të pistë, me gënjeshtra, me vrazhdësi, me agresion. Nuk mundemi.”

Autoritetet serbe kanë hapur hetime për kërcënimet ndaj Gruhonjiq, por disa orë pasi kërcënimi te pragu i derës së tij u fshi, u paraqit një tjetër mbishkrim. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori