LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi thotë se nuk është e lehtë të publikojë këngë të realizuar para dy viteve

Era Istrefi thotë se nuk është e lehtë të publikojë këngë të realizuar para dy viteve
Era, Arash, Ilkay (Foto: Instagram)

Pas një pauzë në tregun muzikor, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka lansuar projektin e saj më të ri “No Maybes”.

Era së bashku me këngëtarin iraniano-suedez, Arash kanë qenë mysafirë në këngën e DJ Ilkay Sencan. Ajo kishte bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram se kjo këngë është realizuar para dy viteve (2018).


Pas disa orësh nuk mungoi edhe një postim tjetër nga Era, ku sqaroi se pse ky projekt u vonua kaq shumë deri në lansimin e tij.

“Të më lansohen këngët pas dy viteve që i bëj, p.sh. kjo e fundit, ‘No Maybes’, për mua nuk është e lehtë, se tash jam në ‘tripa’ tjerë e në valë tjetër…”.

“Por, nganjëherë është efekti anësor i të qenit ndërkombëtar. Duket se çdo e mirë e ka ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni, e dua shumë”, ka shkruar Era.

Më pas ajo shton se mezi pret që t’i lansojë projektet më të reja të saj, por që për momentin është në disa procedura ligjore. Duke mos e lënë me kaq, Era në postimin tjetër falënderoi të gjithë ndjekësit e saj për dashurinë që po ia dhurojnë.

Istrefi tash e një kohë po bashkëpunon me emra të njohur të tregut ndërkombëtar dhe ka një karrierë mjaft të bujshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori