Nga: Monika Stafa
Njerëzit janë më të dobishëm për njëri-tjetrin, pikërisht atëherë kur çdo njeri prej tyre lufton fort të jetë vetë i dobishëm.
Sa më shumë që gjithsecili prej nesh të kërkojë dobinë vetjake dhe të përpiqet që ta ruajë atë, aq më shumë është i pajisur me virtytin; thënë ndryshe: aq më e madhe është fuqia që ka për të vepruar sipas parimeve të natyrës së tij e që i përgjigjet arsyes.
Por, në morinë e përditshmërisë vullneti për t’u bërë të dobishëm bie; ndoshta për shkak të zilisë, mostolerancës, përjashtimit të tjetrit, vetëkënaqësisë boshe dhe dëbimit të mendjes së shëndoshë duke vënë në lëvizje një mori forcash të tjera më të vogla të cilat nga ana e tyre e zvogëlojnë njeriun.
Dhe, dita e çdonjërit prej nesh pikërisht nga këto shkaqe fillon e zhbëhet ngadalë e pa kuptuar.
Këto shprehje të cilat unë prej bjerrjes së mendjes i rendita më lart, nuk njiheshin dikur.
Në kohën e totalitarizmit, si sistem, si çdo, tjetër pati ndërtuar forma të reja për të kërkuar lumturinë e individit; sot sigurisht ka të tjera. Vërtet ne sot jetojmë në liri, por nuk bëj gabim të them se nuk jetojmë në një liri plot hire. E që këtej edhe në një demokraci, si ideologji por dhe si sistem.
Kjo do të vijë vetëm atëherë kur liria, si mendësi të kontrollohet nga një respekt i vullnetshëm për ligjet dhe veçanërisht për ligjet e pashkruara. A mundemi ne?
Të paktën është e sigurt se ky besim në natyrën njerëzore që gjendet thuajse tek të gjithë, dhe filozofët e antikitetit përbën atë dallimin midis demokracisë dhe oligarkisë, për të cilën flasim natë e ditë ndër tryezat tona politike, në fund fare dallimin midis Athinës dhe Spartës.
Sa herë ka përleshje palësh, luftëra, dëbime, masakra, gjenocide, shfarosje etnish apo popullsish njëra pjesë e globit lufton e zvogëlohet në numër, tjetra rri përballë e mediton, lexon dhe shkruan këto radhë për pjesën tjetër.
Pse është gjithmonë e njëjta pikturë në histori? Dhe përse popujt nuk kuptojnë?
Të gjithë ata që lexojnë Tukididin e njohin atë si historianin më të thellë dhe më bindës jo vetëm të epokës së tij, por edhe si një parashikues të saktë të epokave të mëvonshme. Në librin e tij “Epitafi i Perikliut”, ai nuk shprehte thjesht ambicien e përshkrimit të ngjarjeve të një lufte, por donte t’i linte trashëgimi njerëzimit një pronë të përjetshme, në kuptimin më të thellë të çështjeve politike.
Epitafi apo fjala e Përmortshme, ishte vendosur më herët që të mbahej në Athinë për nder të të rënëve të Luftës së Peloponezit. Ai u mbajt nga fundi i vitit 431 p.e.s.. Tukididi shënoi trazirën e madhe me këtë libër, por dhe simpatinë për të gjithë ata që e vlerësonin lirinë si virtyt.
Përkthimi i klasikëve të lashtë ka traditë të gjatë mes nesh. Ai merr vlerë sa herë sjellet.
Ndaj me vlerë duket të jetë dhe puna e shqipëruesit të veprës, Vangjel Dule, i cili me shumë druajtje e pranoi se përkthimi i tij mbetet modest jo vetëm për shkak të ndryshimit të gjuhëve të reja nga greqishtja e lashtë por dhe në sintaksën unikalisht të vështirë dhe të dendur të Tukididit. Pa përjashtuar dhe tonin panegjirik të fjalës së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel