LAJMI I FUNDIT:

Episodi i tretë i emisionit “Metamorfoza” sjell një tjetër ndryshim, atë të Lumnijes (Video)

Episodi i tretë i emisionit “Metamorfoza” sjell një tjetër ndryshim, atë të Lumnijes (Video)

Edhe në episodin e tretë të emisionit të ri “Metamorfoza” nga Suzana, kemi mundesinë të shohim një transformim tjetër. Në këtë episod personazh kryesor ishte Lumnija. Ajo është një grua amvise që ka 3 femijë. Lumnija banon në komunën e Obiliqit.

Gjatë kësaj episode, Lumnija bashkë me Suzanën vizituan ‘Dental Studio’. Pas konsultimit me stomatologen, Lumnija vizitoi klinikën ‘Esthetica’, ku dermatologu Krenar Dobroshi i bëri një analizë të fytyrës.

Pas ndryshimeve që pësoi Lumnija në këto dy klinika, ishte koha e ndryshimit të stilit të veshjes. Duke qenë amvise e cila ishte e zënë me punët e shtëpisë, ajo nuk kishte kohë të mirrej me stilin e veshjes. Butiku ‘Divina’ ishte vendi ku Suzana kishte përzgjedhur veshjet që do t’i pershtateshin stilit të ri të Lumnijes.


Si gjithmonë, Sellma dhe Kaci ishin ata që u përkujdesën për grimin dhe flokët e Lumnijes.

Të gjitha lajmet nga emisioni 'Metamorfoza'
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga emisioni 'Metamorfoza'

Në fund të këtij episodi, mund të shohim ndryshimin drastik te Lumnijes. Kur ajo e pa vetën të transformuar për herë të parë, u befasua dhe ishte shumë e kënaqur me këtë ndryshim.

Vlen të përmendet se dëshira e Lumnijes në fillim të episodit ishte që të fillonte punën. Suzana këtë dëshirë ia realizoi duke ia mundësuar një kurs gjashtë mujor për parukeri dhe grim.

Episodin e radhes dhe transformimin tjetër mund ta ndiqni të shtunen në ora 17:00 në RTV 21. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Magazina
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Ish-burri i Jeniffer Aniston, Justin Theroux martohet fshehurazi me të dashurën 30-vjeçare në një ceremoni intime në Meksikë

Ish-burri i Jeniffer Aniston, Justin Theroux martohet fshehurazi me të dashurën 30-vjeçare në një ceremoni intime në Meksikë

Magazina
Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Justin Bieber reagon pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij

Justin Bieber reagon pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij

Magazina
Kalo në kategori