LAJMI I FUNDIT:

Episodi i shtatë i Rrushe vjen këtë të diel – publikohet promo

Episodi i shtatë i Rrushe vjen këtë të diel – publikohet promo

Pas një episodi të bukur që u shfaq të dielen e kaluar, seriali Rrushe pritet të vazhdojë rrugëtimin me një episod tjetër, episodin e shtatë, i cili duket mjaft interesant, bazuar në promon që u shfaq në gjirafaVideo.

Episodi i gjashtë u përmbyll me një puthje të ngrohtë mes Vesës e Beratit. Mirëpo, gjërat sa kanë filluar të bëhen më dramatike në serialin më të ri vendor Rrushe. Lëvizja Qëndresa, me në krye Zekë Jahën, ka filluar të zhvillohet. Në episodin e ri, kjo lëvizje kombëtare do të marrë krahë, kur në skenë paraqiten pjestarët e ri, Rexhep Berisha, Faruk Pirulli dhe Bashkim Pirulli. Këta tre, së bashku me Musë Lahun e ardhur nga Gjermania dhe shokun e tij Samir Hotin, do të kujdesen që në rast lufte, populli të jetë i gatshëm.

Nderkohë, në të tashmen gjërat duket se po përmirësohen. Së paku për Mentor Pirullin, i cili është gati të lirohet nga spitali. Mirëpo, për derisa Mentor Pirulli ka lajme të mira, e njejta nuk vlen për djalin e tij Armendin dhe mikun e pandashëm Arsimin, të cilët do të futen në një sherr të papritur.

Episodin e shtatë të serialit Rrushe mund ta ndiqni këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Promon e episodit të shtatë mund ta shikoni më poshtë:

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Gjersa Ronaldo po qante, ti po fotografoje të pasmet e tua", tifozët të ashpër me Georgina Rodriguez pas humbjes së Al Nassr

Magazina
Kalo në kategori