LAJMI I FUNDIT:

Episodi i ri i Schengen Visa: “What happens in Schengen, stays in Schengen”

Episodi i ri i Schengen Visa: “What happens in Schengen, stays in Schengen”

Episodi i ri i Schengen Visa, ndër episodet më qesharake të këtij seriale, sapo u lansua në gjirafaVideo. Kësaj radhe, ekipi i ambasadës është larguar nga izolimi dhe takohen në ambasadë, normalisht duke respektuar rregullat e distancës.

Në episodin e kaluar të Schengen Visa, Basria tenton të krijojë një ilaç, i cili do të ndihmonte ambasadën të gjeneronte të hyra. Por, në të njëjtën kohë, Basria tentonte të zbulonte vaksinën kundër coronavirusit. Pasi që ekipi i gjen produktet e nevojshme, ai krijon një ilaç, me shpresën se ka krijuar diçka efektive. Në një mbledhje online, Nëntori vendosë ta provojë ilaçin që t’i shohin efektet e saj.


Gjithçka shkon për dreq, Nëntori egërsohet dhe humb kontrollin. Pas disa tentimeve të Xhejmsit që ta qetësojë, në episodin e ri të titulluar “What happens in Schengen, stays in Schengen” Xhejmsi mbledhë ekipin në ambasadë në mënyrë që ta qetësojnë Nëntorin. Ai kërkon që të futen një nga një brenda dhe të tentojnë ta ndihmojnë Nëntorin.

Në anën tjetër, Lirija dhe Lulja kanë probleme me njëra tjetrën. Lulja i është hidhëruar Lirisë, për të cilën është e bindur se është dhelpër, ashtu siç i thotë Nëntori. Ibra vazhdon të provojë fatin me Lulen, por nuk ‘i dhezë’.

Derisa të gjithë futen brenda për të qetësuar Nëntorin, shohim që edhe Basria ka filluar të sillet njësoj. E gjithë ky lëmsh, përmbyllet me një ndodhi të papritur që e bën këtë episod shumë qesharak.

Kur punëtorët i kërkojnë Xhejmsit të lajmërojë ambulancën apo policinë, që të shpëtohet Nëntori, ai refuzon, duke ua kujtuar se kanë krijuar një ilaç ilegalisht, për të cilin mund të futen në burg. Prandaj, ai thotë: “What happens in Schengen, stays in Schengen”, duke treguar kështu se Nëntori duhet të shpëtohet nga ata që e kanë sjellë në atë gjendje.

Episodin e ri të Schengen Visa, mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori