LAJMI I FUNDIT:

Episodi i ri i Schengen Visa e gjen ekipin e ambasadës të izoluar

Episodi i ri i Schengen Visa e gjen ekipin e ambasadës të izoluar

“Rri n’shpi” quhet episodi i ri i Schengen Visa, i cili është më ndryshe se episodet tjera, për shkak se gjithçka ndodhë nga shtëpitë e pjesëtarëve të ambasadës. Të gjithë janë të izoluar, përveç njërit, Nëntorit.

Si gjithmonë, Nëntori është ai që ua huq gjërave që nuk duhet huqur. Në ditën kur i gjithë ekipi i ambasadës së Schengen Visa gjendej në shtëpitë e tyre, Nëntori arrin në ambasadë dhe nuk gjen askënd.


Atë e sjell Basria me veturë, i cili e lë Nëntorin dhe shkon te e dashura e tij, Nora. Nëntori mbetet në ambasadë, pa ushqim, transport dhe shpresë. Ai kërkon ndihmë, por nuk e gjen nga askush. I uritur ai telefonon Lirijën, e cila ka ruajtur një copë buke.

Në anën tjetër, Xhejmsi komunikon vazhdimisht me punëtorët e tij, si dhe me Adil Psikologun, për problemet që ka me temperament.

Basrija duket i lumtur pranë Norës e s’i bëhet vonë për Nëntorin, ndërsa Ibra telefonon Lulën ngase e ka marrë malli. Lulja gjendet në shtëpi me familjarë.

Episodi i ri i Schengen Visa, “Rri n’shpi”, është i xhiruar në atë mënyrë që të mos ketë kontakt me aktorët. Përkushtimi që seriali të mos ndalet në këtë kohë ka bërë që episodi të xhirohet më ndryshe se zakonisht.

“Rri n’shpi”, episodin e 49 të Schengen Visa, mund ta ndiqni më poshtë, apo duke u futur në GjirafaVideo.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori