LAJMI I FUNDIT:

Episodi i ri i Schengen Visa: Basria tenton ta krijojë ilaçin për virus

Episodi i ri i Schengen Visa: Basria tenton ta krijojë ilaçin për virus

Sapo doli episodi i ri i serialit Schengen Visa, i titulluar “Eksperimenti”. Në episodin e 56, ekipi i ambasadës bën tentativën e fundit për ndonjë ide që do t’i nxjerrë nga kriza. Por, kjo ide del të jetë më e rrezikshme se që tingëllon.

Në Schengen Visa punët nuk po ecin mirë. Ambasada është e mbyllur, Xhejmsi është në gjendje të keqe mendore, ndërsa ekipi i ambasadës nuk ka ide se si të bëjë para në krizën që i ka kapluar.

Në një takim online, Lulja kërkon që të angazhohen me një ide të fundit, që t’ia prezantojnë Xhemajlit. Ideja është që ta angazhojnë Basrinë, i cili njihet për krijimin e recetave të ndryshme mjekësore. Lulja kërkon nga Basria t’i shkruajë produktet e nevojshme, përmes të cilave do të krijonte ilaçe të ndryshme për t’i shitur.

Kjo i sjellë Basrisë një ide tjetër, të provojë ta zbulojë ilaçin për Coronavirus, e të dalin nga kriza një herë e përgjithmonë.

Ideja pritet mirë nga Lulja, e cila e entuziazmuar lajmëron Xhejmsin dhe angazhon punëtorët t’i ndihmojnë Basrisë. Nëntori caktohet nga Ibra t’i mbikëqyrë punëtorët, e cila i jep atij liri të sillet sikur diktator.

Eventualisht, Basria krijon një ilaq. Të gëzuar, ekipi i ambasadës mblidhen në takim online ta testojnë ilaçin. Nëntori është ai që do ta provojë atë.

Pasi që provon ilaçin, Nëntorit i ndodhë një gjë e papritur, e cila e sjellë atë në një gjendje të pa parë më herët. Kjo situatë bëhet edhe më komike kur Xhejmsi shkon në ambasadë për t’i ndihmuar dhe e sheh Nëntorin të shfrenuar.

Episodin e 56 të Schengen Visa “Eksperimenti”, mund ta ndiqni të premteve nëse jeni të abonuar në GjirafaPremium, apo të dielave, me orar të zakonshëm, nga ora 20:00.

Klikoni këtu për të parë episodin “Eksperimenti”.

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori