LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e fruthit nuk ka të ndalur as në rajonin e Strugës dhe Ohrit

Epidemia e fruthit nuk ka të ndalur as në rajonin e Strugës dhe Ohrit

Qendra e Shëndetit Publik Ohër deklarojnë se 100 raste të reja të fruthit janë regjistruar për pothuajse një muaj e gjysmë në Strugë që nga shpallja e epidemisë.

“100 raste të reja të fruthit janë regjistruar për pothuajse një muaj e gjysmë në Strugë që nga shpallja e epidemisë. Nëse në fund të marsit ky numër ishte vetëm 26, të dhënat më të fundit tregojnë për 119 raste të regjistruara. Në Dibër numri është 31, ndërsa në Ohër 28. Problem serioz për Strugën është edhe numri i madh i mjekëve të infektuar dhe personelit tjetër mjekësor.


Në Strugë për çdo ditë paraqiten dy deri në tre persona të prekur. Kemi nga të gjitha moshat. Në Strugë në disa reparte kishin të prekur, për shembull në repartet interne kishte punonjës shëndetësor dhe infermiere. Ndërkohë në repartin kirurgjik janë tetë punëtorë shëndetësor të prekur” tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e Shëndetit Publik Ohër.

Problem shtesë është që në Strugë nuk ka repart infektiv, kështu që të prekurit fillimisht paraqiten ose tek mjekët amë ose në reparte spitalore, ku si pasojë infektimi përhapet më shpejtë.

“Javën e fundit kemi dukuri edhe tek nxënësit. Janë paraqitur tek nxënës që janë të vaksinuar, por vaksinimi nuk ofron imunitet solid siç ofron hospitalizimi për fruthin. Nëse hospitalizohen, arrihet imunitet solid i përhershëm” u shpreh Jovanka Koroveshoska, Qendra e shëndetin publik, Ohër.

Koroveshoska shton se me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj epidemie nëpër shkolla, janë ndërmarrë masa parandaluese. Është kontrolluar statusi vaksinar i nxënësve ndërsa në shkollat ku ka raste të fruthit është bërë dezinfektim parandalues dhe izolimi i të prekurve. Gjithashtu është vaksinuar një pjesë e madhe e punonjësve mjekësorë, por edhe një pjesë e punonjësve në arsim./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori