Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian ku sëmundja ka prekur përreth 21,315 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017 dhe po këtë vit epidemi të mëdha fruthi kanë prekur 1 në 4 vende europiane.
Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të fruthit edhe në vendet kufitare me Shqipërinë si, në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali e më tej në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani etj, rreziku i importimit u shtua. Në Janar të këtij viti u identifikua rasti i parë në Shqipëri dhe sot janë 162 raste të konfirmuar me fruth.
Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për parandalimin, kontrollin dhe eleminimin e shpërthimit epidemik të fruthit, bazuar edhe në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 24.09.2010.
Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, kontrollin e imunizimit, kryesisht i vaksinës ndaj fruthit, zinxhirit ftohës, evidentimin e fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit, shkaqet e moskryerjes së vaksinimit dhe po nxitet nëpërmjet personelit përgjegjës, procesi i vaksinimit. Nëpërmjet infermierëve të patronazhit janë lajmëruar me qindra fëmijë që po kryejnë vaksinën e fruthit.
Janë siguruar 140 mijë doza shtesë të vaksinës së fruthit. Nga raportimet e deritanishme numri i vaksinimeve ndaj fruthit (pa përfshirë vaksinimin rutinë), që nga fillimi i muajit Janar e deri tani, ka arritur në 10 mijë doza në nivel kombëtar, nga të cilat, 3105 janë vaksinime të fëmijëve të prapambetur në vaksinim dhe të tjerat janë vaksinime të personave të kontaktit, adultë të datëlindjeve ‘80-‘90.
Instituti i Shëndetit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj rregullore, është në gadishmëri të plotë 24/7 dhe po punon së bashku me drejtoritë e shëndetit publik në të gjithë Shqipërinë, Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe institucionet e tjera publike në përgjigje të kësaj situate.
Prej muajit Janar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet ISHP ka përcaktuar strategjinë për të kontrolluar shpërthimin epidemik, në konsultim të plotë me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe ekspertët e Komitetit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës.
Nëpërmjet Urdhrit nr.58 datë 16.01.2018, janë përcaktuar masat për kontrollin e infeksionit dhe parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.
U vendosën masa të kontrollit të infeksionit respirator në QSUT dhe spitalet rajonale si më poshtë: Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit), masa standarde të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror, përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime, sigurim i dezinfektimit të mjediseve spitalore të përdorura më parë nga të sëmurët, vaksinim i personelit, monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit, vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve të personave të infektuar menjëherë në vendin ku ata gjenden.
Një survejancë aktive është vendosur në QSUT dhe të gjitha spitalet rajonale si dhe qendrat shëndetësore në bashkëpunim me drejtoritë e Shëndetit Publik.
Më pas, me urdhër nr 94, datë 26.01.2018 u vendos raportimi i përditshëm i mungesave në çerdhe, kopshte dhe shkolla të fëmijëve dhe nxënësve të insitucioneve të arsimit parashkollor, apo institucioneve të tjera arsimore për parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.
Pas këtij urdhri, ISHP dhe drejtoritë e shëndetit publik përgatitën një plan masash për gjurmimin e kontakteve dhe gjendjen e vaksinimit të tyre në çerdhe, kopshte dhe shkolla: Kontroll i vërtetimeve të vaksinimit që jepen nga konsultoret e lagjeve, evidentim i fëmijëve me temperaturë në këto institucione, mospranim në këto institucione të fëmijëve të pavaksinuar, evidentim i mungesave në institucionet e arsimit parashkollor dhe shkolla, vaksinim i fëmijëve të pavaksinuar.
Po ashtu, me urdhrin nr 97 datë 29.01.2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë programin e kujdesit shëndetësor në komunitet në të gjithë vendin, ku ka nisur vaksinimi pranë vendbanimit i fëmijëve të komunitetit rom.
Në zbatim të urdhrave të Ministrisë, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur dhe shpërndarë udhëzimet për vaksinimin ndaj fruthit dhe udhëzimin për hetimin dhe kontrollin e fruthit.
Strategjia e vaksinimit është fokusuar në vaksinimin e kontakteve përreth rasteve të identifikuara me fruth, vaksinim i popullatës që nuk ka kryer vaksinimin, apo që e ka shtyrë atë dhe vaksinim i grupeve të riskut.
Me urdhër të posaçëm të Ministres së Shëndetësisë është riaktivizuar më datë 8.02.2018 Komiteti i Certifikimit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës, i cili përgatit planin e veprimit për dokumentimin dhe verifikimin e eleminimit të fruth-rubeolës në vend si dhe përgatit programin e vaksinimit dhe të survejancës së fruth-rubeolës.
Të gjitha masat janë marrë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në përmbushje të rekomandimeve të tyre për masat e kontrollit ndaj shpërthimit epidemik.
Grupi i ekspertëve që vizitoi Tiranën pak ditë më parë konfirmoi efikasitetin e masave të marra nga MSHMS.
Nga raporti paraprak i grupit të ekspertëve rezultoi se: Hetimi epidemiologjik i shpërthimit, survejanca e zgjeruar me zbulimin e hershëm dhe raportimi i rasteve, konfirmimin e laboratorit dhe përdorimin e IT teknologjive për shkëmbimin e informacionit, kryhej në kohë reale.
Masat e marra për kontrollin e shpërthimit epidemik ishin në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e OBSH: zbulimi dhe imunizimi i kontakteve të ngushta të rasteve, rishikimi i mbulimit të FRP në grupet e mbuluara me imunizimin rutinor dhe vaksinimi i të gjithë fëmijëve që nuk janë të imunizuar, ose të imunizuar në mënyrë jo të plotë, etj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen rastin të përsërisë apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjeve ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'