LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi pranon se ka bërë ndërhyrje estetike

Eni Koçi pranon se ka bërë ndërhyrje estetike

Këngëtarja Eni Koçi ka pranuar se ka bërë ndërhyrje estetike.

Bukuroshja ka mbajtur një sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve me adhuruesit e saj në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BrkXz-3Bi48/

Dhe, në një moment ajo e lodhur nga pyetjet për ndërhyrjet estetike, pranoi se ka bërë intervenime në hundë.

Por, intervenimin ajo thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim”.

“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”, përfundoi Eni.

Ditë më parë u konfirmua se Eni Koçi është në lidhje me reperin Genc Prelvukaj.

/Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BridLy0h0i3/

https://www.instagram.com/p/BrpxoOUhSnD/