Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, gjithnjë është mjaft e komentuar.

Herë për linjat e saj të përkryera trupore, e herë për jetën private, Eni qëndron gjithnjë në qendër të vëmendjes.


eni 1 1

Bukuroshja bjonde ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka bërë një aludim të rëndësishëm.

Ajo në këtë postim kërkon nga publiku që të mos i besojë spekulimeve.

EniKoci (Foto: Instagram/enikociiii)

"Mos dëgjoni spekulimet, por nëse e bëni, atëherë mos u besoni", shkruan në thënien të cilën Eni e ka publikuar në InstaStory.

Eni Koçi sigurisht se aludimin në fjalë e ka për jetën e saj private.

eni koci 1

Kujtojmë se këngëtarja ka kohë që është përfolur për një lidhje me Genc Prelvukajn, që dyshja as nuk e kanë pranuar, e as nuk e kanë hedhur poshtë. /Telegrafi/