LAJMI I FUNDIT:

Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus, projekti i BE-së kërkon një investim mbi 800 miliardë euro

Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus, projekti i BE-së kërkon një investim mbi 800 miliardë euro

Bashkimi Evropian mund të zëvendësojë gazin rus me teknologjitë e gjelbra deri në vitin 2028 me një shpenzim total kapital mbi 800 miliardë eurosh.

Sipas një raporti të publikuar nga Oxford, llogarit koston e zëvendësimit të plotë të gazit rus për ngrohje dhe energji elektrike me energji të pastër.


Gazi rus përbënte rreth gjysmën e furnizimeve me gaz të BE-së në vitin 2021, ndërsa pjesa e tij ra në 12.9 për qind deri në fund të 2022, pas përgjigjes së BE-së ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, në një përpjekje për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus deri në vitin 2028.

Shpenzimet prej 811 miliardë eurosh për të zëvendësuar gazin rus me teknologjitë e gjelbra përfshijnë shpenzimet e planifikuara prej 299 miliardë eurosh për energjinë e pastër si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe një investim shtesë prej 512 miliardë eurosh në energjinë e rinovueshme dhe pompat e nxehtësisë.

“Deri në 90 për qind i investimit shtesë të kërkuar mund të rikuperohet gjatë tridhjetë viteve të ardhshme duke eliminuar nevojën për të blerë gaz”, thekson raporti.

Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër thekson se BE-ja mund të ketë paguar rreth 5 miliardë euro për gazin rus në katër muajt e parë të vitit 2023. /Telegrafi/