LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e “çmendur” e Gallianit te Monza, mund ta ‘dridh’ Serie A-në

Ëndrra e “çmendur” e Gallianit te Monza, mund ta ‘dridh’ Serie A-në

Drejtori sportiv i Monzës, Adriano Galliani ka zbuluar së fundmi qëllimet e klubit të tij, duke mos u treguar aspak modest.

Në një intervistë për “Mediaset”, i pyetur për Mauro Icardin, ai nuk e mohoi se deri në fund të afatit kalimtar mund të sjellin edhe një sulmues.


“Nëse e marr? Nuk e di… Sonte nuk po flasim për merkato, të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të presim. Ne kemi punësuar njerëz që e njohin Serinë A sepse me të huajt gjithmonë duhet kohë që ata të vendosen dhe këtë vit nuk mund të përballojmë të mos bëjmë mirë”, ka deklaruar fillimisht Galliani.

Monza po 'peshkon' te Juventusi, PSG dhe Arsenali
Lexo po ashtu Monza po 'peshkon' te Juventusi, PSG dhe Arsenali

Ai më pas është pyetur edhe për garën për titull, derisa dha një parashikim të “çmendur”.

“Titulli? Interi, Juventusi dhe Milani e kanë fituar prej 20 vitesh, nuk mendoj se do të largohemi nga ky model, do jemi në garë. Roma do të ketë një kampionat të madh, Napoli është një ekip i mirë, atëherë padyshim si një tifoz i Milanit, shpresoj që kuqezinjtë të fitojnë”, shtoi ai.

Këtë deklaratë drejtori i Monzës e dha përpara ndeshjes Monza-Frosinone, për Kupën e Italisë që u luajt mbrëmjen e së dielës dhe u mbyll me rezultatin 3-2, pra kualifikimin e Monzës për raundin e 1/16-ave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori