LAJMI I FUNDIT:

Endrick tregon se a është gati për Real Madridin dhe çfarë pret

Endrick tregon se a është gati për Real Madridin dhe çfarë pret

Tifozët e Real Madridit po entuziazmohen për ardhjen e yllit adoleshent brazilian, Endrick Felipe, në verën e vitit 2024.

17-vjeçari do të përfundojë kalimin e tij te Los Blancos në korrik, pasi të mbushë 18 vjeç, pas një marrëveshjeje të arritur me skuadrën braziliane Palmeiras në vitin 2022.


Pavarësisht se e di se e ardhmja e tij qëndron larg Brazilit, Endrick ka vazhduar të impresionojë për Palmeiras, me 14 gola të shënuar në të gjitha garat në sezonin 2023.

11 golat e tij në ligë e ndihmuan Palmeiras të mposhtte Gremion në garën për titull në ‘Campeonatio’ për të mbrojtur kurorën e tyre nga viti 2022.

Palmeiras fiton titullin kampion në Brazil, Endrick shënoi në ndeshjen e fundit
Lexo po ashtu Palmeiras fiton titullin kampion në Brazil, Endrick shënoi në ndeshjen e fundit

Si golashënuesi më i mirë i ligës për kampionët në fuqi, Endrick ka siguruar një përshtypje të qëndrueshme për tifozët e Palmeiras, ndërsa përgatitet të bëjë lëvizjen në Evropë në muajt e ardhshëm.

Raportet nga Diario AS pretendojnë se braziliani do të udhëtojë në Madrid në fillim të vitit 2024 me familjen e tij, për të filluar procesin e vendosjes në mjedisin e tij të ri, me sezonin e brendshëm brazilian që nuk do të rifillojë deri në prill.

Megjithatë, Copa Libertadores fillon në shkurt dhe Endrick do të kthehet në detyrë në Brazil në janar.

“Fizikisht është mirë për mua, të kem këto pushime. Nuk dua të di asgjë për futbollin, dua vetëm të relaksohem”, ka thënë fillimisht Endrick.

“Unë jam ende i fokusuar në atë që duhet të bëj në Palmeiras. Më duhet të tregoj mirënjohje për klubin. Më duhet të punoj shumë dhe me dashtë Zoti të fitoj më shumë tituj”.

“Jam gati për lëvizjen time dhe shpresoj se marrëdhënia ime me Real Madridin do të zgjasë për vite e vite”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori