Sulmuesi i ri brazilian Endrick vazhdon të ketë performanca të shkëlqyera për klubin francez Lyon, dhe në fitoren 4:2 kundër Rennes, 19-vjeçari ishte përsëri ndër lojtarët kryesorë.

Endrick fillimisht i dha një asist Afonso Moreiras në penallti për 2:1, dhe më pas shënoi vetë për rezultatin përfundimtar 4:2, duke zgjidhur praktikisht çështjen e fituesit 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.


Me këtë triumf, Lyon u ngjit në vendin e tretë në Ligue 1, që të çon direkt në Ligën e Kampionëve me dy pikë përpara Lille.

Pas ndeshjes, tema kryesore ishte e ardhmja e tij, dhe meqenëse huazimi i tij nga Real Madrid po i vinte fundi, Endrick ishte i sinqertë.

"Nëse duhet të kthehem në Madrid, do të kthehem. Nëse Reali dëshiron të më dërgojë diku tjetër, do të shkoj. Por në fund, vendimin do ta marrë Zoti, do të bëj atë që më thotë Zoti dhe ajo që më thotë gruaja ime".

Ai shtoi gjithashtu se do të ishte i lumtur të qëndronte në Lyon.

"Nëse më duhet të qëndroj në Lyon, do të jem i lumtur", tha Endrick.

Në Francë, shpresojnë që një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampionëve mund ta bindë brazilianin e ri të qëndrojë sezonin e ardhshëm.

Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 19 paraqitje për Lyon këtë sezon.

Endrick u martua me modelen dhe influencuesen braziliane Gabriela Miranda në shtator të vitit 2024. Çifti tërhoqi vëmendjen e publikut me një "kontratë martesore" të pazakontë që përfshin rregulla interesante, përkatësisht ndalimin e çdo varësie, detyrimet e sjelljes së qëndrueshme dhe një listë "fjalësh të ndaluara" në komunikim. /Telegrafi/


telegrafi sport app