LAJMI I FUNDIT:

Ëndërron të luajë në Evropë, talenti Oresti Kasmollari: Çfarë ndjenje të shënosh për Kombëtaren

Ëndërron të luajë në Evropë, talenti Oresti Kasmollari: Çfarë ndjenje të shënosh për Kombëtaren

Nuk ka rëndësi kur dhe ku ia nis. Oresti Kasmollari është një prej lojtarëve të talentuar që ka kaluar nëpër kombëtaret e moshave.

Mesfushori, tashmë 18 vjeç, është pjesë e Shqipërisë U19 dhe Dinamos së rikthyer në “Abissnet Superiore”. Në rubrikën “Talenti shqiptar” Oresti tregon hapat e parë në futboll, si u ndje kur veshi fanellën kuqezi të Kombëtares, përjetimin e golit ndaj Skocicë U17, synimet që ka dhe lojtarin që e motivon atë.


Oresti, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Ku e keni nisur dhe kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

– Futbollin e kam nisur në moshën 6-vjeçare. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të bëhem futbollist profesionist. Hapat e para i hodha në qytetin e Pogradecit. Familja ime është ajo që më ka shtyrë drejt këtij sporti.

Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Personi që më këshillon dhe që më qëndron afër më shumë është vëllai im i madh. Gjithashtu edhe babai dhe njerëzit e mi të afërt.

Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U15? E mbani mend ndeshjen e parë?

– Kur mora ftesën e parë nga Kombtarja u gëzova shumë, pasi është nder të përfaqesosh kombëtaren e vendit tënd. Ndeshja ime e parë me Shqipërinë ka qenë kundër përfaqësueses së Kosovës.

Si ka qenë për ju t’i ngjisni shkallët një e nga një, duke kaluar nga Kombëtarja U15 deri tek ajo U19 tani?

– Për mua ka qenë diçka shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë për të shkuar nga Kombëtarja U15 deri te Kombëtarja U19. Duhet shumë punë të përfaqësosh kombin shqiptar, por akoma nuk e kam arritur ëndrrën time. Dua të përfaqësoj Kombëtaren A.

Keni provuar edhe të shënoni me fanellën kuqezi, ndaj Skocisë U-17. Çfarë ndjenje përjetuat?

– U ndjeva shumë krenar kur shënova kundër Skocisë. Emocionet më të mëdha i kam përjetuar te kjo ndeshje, pasi është privilegj të shënosh për Kombëtaren shqiptare dhe në kompeticionin europian.

Cili është pozicioni ku ju pëlqen të luani më shumë?

– Pozicioni që më pëlqen më shumë të luaj është mesfushor qendre. Që i vogël e kam nisur në atë pozicion.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?

– Lojtari që më motivon më së shumti është Granit Xhaka, pasi kemi afërsisht karakterin e njëjtë dhe mënyrën se si luajmë në fushë.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?

– Synimi im më i madh është që një ditë të luaj në një nga ligat më të forta të Europës dhe për këtë do punoj fort që t’ia arrij.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori