LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ngritur edhe disa pyetje për stadiumin nacional të Kosovës, pyetje këto që iu është përgjigjur ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.

Duke parë kërkesat e mëdha të qytetarëve për të parë nga afër ndeshjet e kombëtares së Kosovës, deputeti Haxhiu ishte i interesuar të di se kur do të fillon ndërtimi i këtij stadiumi dhe arsyen se pse është zvogëluar buxheti për ndërtimin e këtij stadiumi.

Haxhiu: Pse është zvogëluar buxheti për stadiumin nacional të Kosovës

“Në ligjin për buxhetin 2019 ishte planifikuar edhe buxheti për stadiumin nacional të Kosovës në total për tri vite 25.722.572 euro. Ndërsa me ligjin për buxhetin 2020 janë ndarë vetëm 3.491.241 euro, deri më tani janë shfrytëzuar deri në 1 milion e gjysmë euro për stadiumin e fizibiletit dhe projektin për stadiumin nacional që pritet të ndërtohet në Korreticë në magjistralen Prishtinë-Pejë. E nderuar ministre pasi MKRS ka përfunduar studimin e filizibitetit dhe është përfunduar projekti për stadiumin nacional përse MKRS nuk po fillon procedurat për ndërtimin e stadiumit nacional, përse është zvogëluar shuma nën tre milionë e gjysmë euro, dhe a mund të ndërtohet stadiumi prej 30 mijë ulëseve me 3 milionë e gjysmë euro”, deklaroi Haxhiu.

Ndërsa, ministrja Dumoshi u përgjigj se shumë shpejt do të ndërmarr veprime për sigurimin e buxhetit të plotë për këtë stadium, dhe do të kërkojë nga UEFA e FIFA, rekomandimet rreth ndërtimit të këtij stadiumi.

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës
Lexo po ashtu Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Dumoshi: Do të rishikohet buxheti për këtë stadium

“MKRS do të ndërmerr veprimet për sigurimin e buxhetit pas përfundimit të vlerësimit nga komisioni që fizibiletin në konceptin e projektit e përmbush rekomandimet e dalura si rezultati fizibilitetit. Pra për shkak që bëhet fjalë për produktin përfundimtar do të analizojmë dhe do ta rishikojmë me kujdes projektin dhe gjatë kësaj periudhe do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA sugjerimet ose rekomandimet për porosinë kryesore që këto dy organizata ndërkombëtare të futbollit të jenë gjithashtu pjesë e investimit”, tha Dumoshi.

Dumoshi gjithashtu bëri të ditur se me përfundimin e procedurave gjyqësore me kompaninë që ka hartuar projektin e stadiumin nacional, do të nis edhe ndërtimi i këtij stadiumi.

Dumoshi: Me përfundimin e procedurave gjyqësore, do ta kemi edhe stadiumin nacional

‘Ne jemi edhe me një procedurë gjyqësore me kompaninë e cila e ka hartuar këtë projekt dhe jemi duke e pritur pjesën përfundimtare. Kur të sqarohen pjesët ligjore ne sigurisht që jemi të interesuar që ta kemi këtë stadium kombëtar”, deklaroi Dumoshi.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori