Një përdorues i Facebookut ka nxjerrë një deklaratë e cila është shpërndarë shumë herë, ku thotë se këngëtares së muzikës ‘country’ i është hakuar celulari iPhone, nga i cili është vjedhur videoja.

Sipas tij, në video shihet 23-vjeçarja duke kryer marrëdhënie me ish- të dashurin e saj, gjegjësisht yllin e “One Direction”, Harry Styles.


Megjithatë, duket se emri i Swift është përdorur vetëm sa për të fituar klikime, pasi që nuk ekziston një video e tillë.

Për më shumë, Taylor Swift është bërë e njohur falë punës së saj si këngëtare dhe nuk ka nevojë për video të tipit të Kim Kardashian dhe Paris Hilton, për arritur famë. /Telegrafi/