17-vjeçarja ishte ftuar të performojë këngën e saj të re “Can’t Be Tamed” në emisionin britanik të talentëve, para producentit Simon Cowell dhe jurisë. Ajo i shokoi të gjithë shikuesit e emisionit familjar, me veshjen e saj jashtëzakonisht provokuese, ndërsa inskenoi dhe një puthje me një vallëzuese femër.

Në një moment gjatë performancës, një vallëzues mashkull kishte kapur gjinjtë e Cyrus, ndërsa kjo e fundit largoi duart e tij. Këto veprime të Cyrus vijnë pak kohë pas kritikave të ashpra për paraqitjen e saj provokuese në Portugali. /Telegrafi/