Klubi ukrainas ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se dy shpërthime të fuqishme të cilat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm kanë dëmtuar një pjesë të stadiumit.

“Më 23 gusht, ora 6:00, dy eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në Donbass Arena. Si rezultat i bombardimeve ka një sërë dëmtimesh në fasadën veriperëndimore të stadiumit, komunikimeve, pajisjeve dhe ndërtesave të lidhura të qendrës energjetike, që është e vendosur në pjesën veriore të parkut Donbass Arena”.


“Nuk ka viktima në mesin e stafit të stadiumit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi ukrainas.

Lajmi vjen një muaj pasi gjashtë lojtarë të Shakhtarit – Fred, Ismaily, Douglas Costa, Alex Teixeira, Dentinho and Facundo Ferreyra – refuzuan të rikthehen në Ukrainë për shkak të konflikteve të armatosura dhe situatës politike në vend./Telegrafi/ 

telegrafi sport app