eksperti-banner

Kjo deklaratë e tij erdhi pas një pyetjeje të drejtuar Hasanit gjatë prezantimit me temën “Roli dhe Pozita e Gjykatës Kushtetuese në Evropën Jug-indore me Referencë të Veçantë Kosovën”.

Kur u pyet nëse martesat e gjinisë së njëjtë lejohen në Kosovë, Hasani, siç raporton Koha.net, ka thënë: “Mënyra se si e definon Kushtetuta martesën e bën të qartë se e lejon edhe martesën mes gjinisë së njëjtë pa ndonjë problem”.


Neni 37 i Kushtetutës së Kosovës flet për këtë çështje, duke theksuar se “Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”. Kjo fjali megjithatë nuk përmend orientimin gjinor apo seksual dhe si e tillë mund të interpretohet si më shumë përfshirëse.

Hasani flet për këtë çështje në minutën e 39-të të videos. /Telegrafi/