Modelja dhe aktorja e famshme angleze, Margaret Nolan, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Aktorja, e cila u shfaq në filmin ikonik “Goldfinger”, ndërroi jetë më 5 tetor.


Lajmi tronditës për vdekjen e saj u njoftua nga djali Oscar Deeks.

34270838 8829477 image a 142 1602460076581 Margaret Nolan (Foto: Getty Images)

Nolan ka luajtur edhe në filmin “007” së bashku me Sean Coonery, ndërkohë që ishte e njohur edhe për rolin e saj në “Hard Day’s Night” dhe në një sërë filmash tjerë përfshirë këtu, “Carry On”.

Vdekja e saj u konfirmua gjithashtu nga regjisori Edgar Wright në Twitter, i cili tha: “Është detyrë e vështirë e imja të tregoj se aktorja dhe artistja, madhështorja Margaret Nolan ka ndërruar jetë”. “Ngushëllimet tani shkojnë për gjithë familjen dhe për ata që e njohën. Ajo do të na mungojë të gjithëve”.

34270860 8829477 image a 143 1602460240783 Margaret Nolan (Foto: Getty Images)

Ajo lindi më 29 tetor 1943 në Somerset por u rrit në Londër.

Margaret filloi karrierën e saj si një modele magjepsëse, duke mbajtur emrin Vicky Kennedy në fillim të viteve '60, por u kthye në emrin e saj të lindjes sapo filloi të aktronte.

Pas paraqitjes së saj ikonike në “Goldfinger”, ajo më vonë pozoi për ‘Playboy’ si dhe luajti në filmin e vitit 1965 “Ferry Cross The Mersey”.

Nolan bëri një pauzë nga industria e aktrimit gjatë viteve 1980, duke bërë më pas një kthim të shkurtër në 2011 në “The Power of Three”.

34270854 8829477 image m 148 1602460421377 Margaret Nolan (Foto: Shutterstock)

E njëjta ka lënë pas djemtë, Oscar Deeks dhe Luke O’Sullivan. /Telegrafi/

34270844 8829477 image m 151 1602460510845 Margaret Nolan (Foto: Shutterstock)