LAJMI I FUNDIT:

Emri dhe raportet ndëretnike dominojnë fushatën presidenciale në Maqedoni

Emri dhe raportet ndëretnike dominojnë fushatën presidenciale në Maqedoni

Marrëveshja e Prespës dhe emri i ri i shtetit, Maqedonia e Veriut, po dominojnë fushatën elektorale të kandidatëve për president shteti, në veçanti të dy kandidatëve maqedonas, Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase dhe Stevo Pendarovskit të partive në pushtet.

Edhe java e dytë e fushatës ka vazhduar me akuza mes tyre për atë nëse me Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit është ruajtur ose jo identiteti maqedonas, nëse kjo marrëveshje garanton të ardhme, nëse sigurohet stabiliteti dhe mirëqenia e qytetarëve.


Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në shumë tubime me elektoratin e saj, ka thënë se nuk do të njoh emrin e ri të shtetit, por ka pranuar ndërkohë se ai është pjesë e Kushtetutës, e për të cilën ka premtuar se do të paraqes nismë për ndryshimin me qëllimin kthimin e emrit Republika e Maqedonisë. Ajo madje ka kritikuar ata që e kanë akuzuar se fushata e saj e përqendruar në çështje patriotike, është e vjetërsuar.

Por, pretendimet e saj në vazhdimësi janë kundërshtuar nga kundër-kandidati i saj, Stevo Pendarovski nga LSDM-ja e që mbështetet edhe nga 31 parti tjera, ka thënë nëpër tubime se marrëveshja me Greqinë përveç që ruan identitetin, ajo garanton edhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Dy kandidatët kanë shkëmbyer akuza edhe për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, që zë vend të madh në fushatën e Pendarovskit të partive në pushtet.

Megjithatë, kandidati i partive opozitare shqiptare, Blerim Reka, thotë se në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm se për shoqëri për të gjithë.

Fushata e kandidatëve është përqendruar edhe në ligjet për Prokurorinë Speciale, sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, reformat e sigurisë dhe në shumë sfera ku ata nuk kanë kompetenca. Edhe pse të vetëdijshëm për këto çështje ata kanë thënë se do të ngrenë zërin për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve./Telegrafi/REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori